Zbulimi vjen nga një studim i “Harvard Medical School” në “Massachusetts General Hospital” në ShBA.
Një duhanpirës, i prekur nga HIV-i, ka më shumë mundësi të vdesë për shkak të cigareve se sa për shkak të virusit. Zbulimi vjen nga një skuadër e koordinuar nga Krishna Reddy, profesor në “Harvard Medical School” në “Massachusetts General Hospital” dhe i publikuar nga “Journal of Infectious Diseases”.
Nëse një pacient i sëmurë me Aids, përdor një kokteji ilaçesh në gjendje për të garantuar një jetë normale, tashmë rreziqet më të mëdha vijnë nga konsumimi i duhanit. “Nuk është asnjëherë vonë për ta lënë, – ka shpjeguar Reddy, i cili ka dhënë i pari lajmin për mediat amerikane, – puna jonë tregton që mund të përftohen bene-fite edhe nëse zakoni humbet në moshën 60-vjeçare”.
Pritshmëria e jetës
Sipas studimit, një duhanpirës, i cili ka filluar trajtimin kundër Hiv-it në moshën 40-vjeçare, jeton mesatarisht deri 65 vjeç nëse është një mashkull dhe mund të shkojë deri në 68 nëse është një femër. Kush ka arritur ta lërë më herët, shpreson të shkojë deri 71 vjeç. Ish-duhanpirësit që ndjekin kurën, mesatarisht jetojnë deri 73 vjeç. Kush është prekur nga Aids dhe nuk ka një marrëdhënie të përditshme me cigaret, mund të jetojë thuajse sa një person që nuk është i prekur nga virusi. Por të dhënat më shqetësuese, janë që katër të sëmurë në dhjetë janë duhapirës. Pirja e duhanit është e zakonshme mes pacienteve me Hiv. Nuk bëhet fjalë për kërkimin e parë studimor që vë në dukje se duhani ndikon më shumë në infeksion se sa vetë në vdekshmërinë e pacientëve. Në vitin 2013, një studim i “Rigshospitalet” të Kopenhagenit, kishte mbështetur të njëjtën tezë.
Çështje ADN-je
Një studim i dytë, i kryer nga një ekip mjekësh ndërkombëtarë dhe kërkuesish dhe i publikuar në revistën “Science”, hedh dritë mbi atë se si një numër i mutacioneve gjenetike mund të gjurmohen direkt me konsumin e cigareve. Duke analizuar 5 mijë të sëmurë, duhanpirës dhe jo, të prekur nga dhjetë lloje të kancerit, origjina e të cilëve mund të ketë lidhje me cigaret, është vëzhguar që në ADN-në e tyre, ka pesë “firma” gjenetike të ndryshme. “Indet e mushkërive të duhanpirësve, – ka shpjeguar Mike Stratton i “Wellcome Trust Sanger Institute”, – pësojnë deri në 150 mutacione në një vit. Qelizat e laringut mund të ndikohen nga 97 ndryshime, ndërsa ato të faringut nga 39. Në këtë rast, çdo i prekur mund të ketë deri në 18 mutacione jo natyrale në fshikëz”.
Dëmet
Sipas “Center for Disease Control and Prevention”, rreth 6 milionë persona vdesin çdo vit për shkak të tumorit në botë, probleme kardiake apo sëmundje të mushkërive të shkaktuara nga duhani. Në SHBA, janë 480 mijë persona “të vrarë” nga pirja e duhanit, edhe pse konsumi i cigareve ka prekur këtë vit minimumin si mes të rriturve (15%), ashtu edhe mes të rinjve (11%).