Duhet pirë ujë para ushqimit apo jo?

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Shumë njerëz e neglizhojnë konsumimin e ujit.Edhe pse mund të mos duket e rëndësishme koha e konsumimit të ujit, ajo ndikon në tretje dhe në absorbimin e vlerave ushqyese.

Pirja më e mirë e ujit është në temperaturën e dhomës.

Nëse hani shpesh gjatë ditës është mirë që të konsumohet 15 deri në 30 minuta para çdo vakti, shkruan “Men’s Health”.

Në këtë mënyrë nuk do të ndikojë në tretjen përmes zbutjes së enzimave digjestive dhe në qoftë se bëhet fjalë për dietën reduktive, ai do te ndikoje ne uljen e oreksit.Është e zakonshme që para se të ndiheni të uritur ta pini një gotë të madhe me ujë .

Në qoftë se përdoret uji i ambalazhuar, duhet t’i kushtohet vëmendje përbëresve së tij. Uji i tillë duhet të ndryshohet çdo javë dhe jo i njejti per nje kohe te gjate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme