Dukagjin Lipa realizon tatuazh masiv në krahun e djathtë, i cili mori mbi gjashtë orë pune intensive

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Frontmeni i grupit ODA dhe njëherësh babai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka realizuar së fundmi një tatuazh të ri në trupin e tij.

Bëhet fjalë për një tatuazh masiv me piktograme të ndryshme, të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Lipa në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, ka treguar këtë tatuazh e ka realizuar në krahun e tij të djathtë, teksa ua ka prezantuar rezultatin final ndjekësve.

Për realizimin e këtij tatuazhi, Dukagjini, thotë se u deshën gjashtë orë pune intensive së bashku me artistin e tatuazheve, Sean From Texas.

Babai i këngëtares me renome botërore së fundmi ishte prezent në Prishtinë, ku njoftoi se Komuna e Prishtinës tashmë kishte votuar pro caktimit të një lokacioni të përhershëm për organizimin e festivalin “Sunny Hill”.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse vendimet qeveritare dhe situata post-pandemike do të lejojë organizimin e këtij festivali sivjet. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme