Dukagjini mobilizohet në tubime të LDK-së: Gëzim Hazrolli thekson mbështetjen për ndryshim

Prishtinë | 31 Maj 2026 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gëzim Hazrolli, ka zhvilluar takime dhe tubime në disa qytete të rajonit të Dukagjinit, përfshirë Klinën, Deçanin, Junikun dhe Pejën.

Gjatë këtyre vizitave, Hazrolli ka deklaruar se pjesëmarrja në tubimet qendrore ka reflektuar, sipas tij, “energjinë, besimin dhe përkushtimin e qytetarëve për ndryshim dhe zhvillim”. Ai ka shtuar se në çdo vend ku ka qenë, ka hasur mbështetje dhe gatishmëri nga qytetarët për t’u angazhuar në përmirësimin e së ardhmes.

“Faleminderit Dukagjini për mikpritjen, besimin dhe forcën që po i jepni këtij rrugëtimi,” ka thënë Hazrolli.

Ai është kandidat me numrin 35 në listën zgjedhore të LDK-së, e cila mban numrin 113 në fletëvotim.

Fushata e LDK-së në këtë pjesë të vendit po vazhdon me takime të shumta me qytetarë, ku fokusi kryesor mbetet zhvillimi lokal dhe mobilizimi elektoral.

Të ngjashme