Dukagjini në ditë përkujtimi dhe krenarie

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 14:44 | Nga

Me rastin e 19-vjetorit të fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, u bënë homazhe në kompleksin memorial të UÇK-së në Gllogjan.

Me këtë rast, ish-komandanti i njërës nga brigadat në atë zonë dhe vëllai i dëshmorëve Haradinaj, Daut Haradinaj theksoi se ky përvjetor ka rëndësi të veçantë për familjen e tij, Dukagjinin dhe për mbarë vendin.

Ai tha se në këtë memorial prehen 85 dëshmorë nga mbarë trevat shqiptare.

Edhe Kushtrim Shala, 18 vjeçar  i cili kishte ardhur ta përkujtoj rënien e babait të tij, Demë Shala, tha se ndihet krenar për sakrificën e babait të tij dhe gjithë dëshmorëve.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se sot kur po kujtojmë dëshmorët e Dukagjinit dhe të tjerët, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht.(RTK)

Kryetari i OVL së UÇK-së , Avdyl Mushkolaj, tha se është familja Haradinaj që 19 vjet më parë shënoi historinë e re. Ai duke i kujtuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e dëshmorëve, kërkoi lirimin e Haradinajt nga Franca, ngase sipas tij, vlerat e UÇK-së ishin të pastra.

Epopeja e UÇK që u mbajt në sheshin e Deçanit ku morën pjesë shumë qytetarë nga Dukagjini dhe mbarë vendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme