Duke e rritur performancën, komunat mund të sigurojnë më shumë grante

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 13:37 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave-DEMOS, që implementohet nga organizata HELVETAS Swiss Intercooperatin dhe financohet nga Zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, ka organizuar forumin “Vendimmarrja e bazuar në dëshmi”.

Në këtë forum u përmend se sistemi për matjen e performancës së komunave luan rol kyç në zhvillimin dhe organizimin e punëve në komunat e Kosovës, dhe që motivon për më shumë zhvillime në komuna, raporton Ekonomia Online.

Në këtë forum, Norbert Pijls, menaxher i projektit DEMOS, tha se veçanërisht në komunën e Prishtinës është kërkuar të ketë buxhet më shumë për të kryer të gjitha punët e kësaj komunë, por që sipas tij, kjo nuk është aprovuar.

Ai tha se pasi që në Prishtinë vijnë të gjitha komunat për të kryer punë këtu duhet më shumë buxhet për të mbuluar të gjitha kërkesat.

“Në projektin tonë që ka ta bëjë më decentralizimin dhe mbështetjen e komunave kemi punuar për ligjin e Prishtinës jemi munduar të punojmë më shumë. Prishtinës i duhen më shumë para p.sh 4% më shumë në buxhetin e tyre, sa shpesh vijnë këtu njerëzit për protesta e demonstrata për të kryer aktivitete të ndryshme dhe e pamë që nevojitet më shumë buxhet 6%, por nuk u dha as 4%, dhe u munduam t’i bindim partnerët të punojnë më shumë këtu”.

Bekim Baliqi, Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), tha se për tu realizuar një politikëbërje vendimmarrësit fillimisht duhet të caktojnë problemet dhe pastaj të caktohet agjenda për realizimin e saj.

“Vendimmarrësit duhet t’i identifikojmë problemet dhe caktohet agjenda, jo vetëm në politikëbërja por edhe në media.  Duhet të caktojmë se cilin problem keni me fut prioritet, që është thelbësor në procesin e politikbërjes”.

“Vendimmarrja nënkupton mbledhjen e informacioneve dhe klasifikiminne mirë të tyre dhe në bazë të të dhënave politik bërësit duhet të marrin vendime ti implementojnë ato dhe në fund vlerësimi evaluimi me pa çfarë rezultate janë marrë me këta. Vendimmarrja tek politikat publike na intereson si janë marrë vendimet, nga kush dhe për çka janë marrë. Vendimet materializohen duke ofruar rregulla të caktuara, udhëzime administrative apo rregullore të ndryshme që janë rezultat i vendimmarrjes”.

Venera Kosumi, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal theksoi se kjo skemë ka filluar të vihet në përdorim shumë më herët, por që sipas saj, mënyra elektronike e përdorimit të saj e bënë punën më të lehtë varësisht prej asaj që merr kohë deri të procedohet prej komunës e deri te MAPL.

“Matja  e performancës së komunave ka filluar shumë më herët. Matja e performancës bahet në qasje të MAPL ka marr përvojat e këtyre shteteve dhe ka bërë marrjen e kësaj skeme. Në vitin 2008 kanë filluar të përdoren disa sisteme në Kosovë të frymës ndërkombëtare. Ka filluar avancimi në vitin 2012, modernizimi e këtij sistemi ka filluar të bëjë shkurtimin e  treguesve nga 154; në 78 dhe verifikimi i tyre ka qenë më i lehtë.  Ministria me sistemin e menaxhimit të performancës, menaxhmenti i MAPL të bëjë rishikimin e sistemit e ka bërë me ndihmën e DEMOS-it, zyra e auditorit,  asociacioni i komunave për më bo rishikimin e SMP (Sistemit për matjen e përformancës)”.

“Ky sistem ka për synim Zhvillimin e kapaciteteve të komunave në procesin e vendimmarrjes për të gjithë qytetarët. Zyrtari komunal i dërgon të dhënat tek koordinatori i përcjell tek kryetari i komunës, nuk mund t’i aprovojmë pa i verifikua dhe pas kryetarit shkojnë në ministrinë e administrimit dhe pushtetit lokal dhe e kqyr të gjitha dokumentet për raportin përfundimtar. treguesit janë të vendosur në një sistem elektronik, e vendosur në MAPL dhe administratë publike, këto të dhëna që dërgohen tek ministria mbesin në data-bazën e kësaj platforme dhe komunikimin e saj bëhet në baza qeveritare”.

Ertan Munoglu, zëvendësmenaxher i projektit DEMOS, theksoi se komunat e Kosovë që marrin grante nga DEMOS duhet të punojnë edhe më shumë për të rritur performancën e tyre.

“Skema e granteve e bazuar në përformancën e cila mbështetet nga  projkekti demos i cili ofron grante për komuna, bazuar në përfoemancën e tyre sa punojnë ata aq më shumë marrin pare prej neve.  Qëllimet kryesore të kësaj skeme janë se këto skema dëshirojnë të rrisin përformancës e komunave, të rrisin nivelin e llogaridhënies dhe transpaërnecs së institucioneve, i plotëson metoda tjera që insitcionet marrin nga kredit nga bankat, dhe plotësojnë metodat tjera. Kjo skenë e granteve kërkon të dhëna për të vlerësuar performancën e komunave për të përcaktuar shpërblimin që do të marrë ajo komunë”.

“Për të bërë këtë kemi bë analizën e problemit të cilat janë: përformanca në nivel jo të kënaqshëm, qeverisja adekuate, shërbime joadekuate, dhe qytetarët janë të pakënaqur.  Prej 17 komunave sa jemi partner me ta, 12-15 komuna kanë fituar grante 2 të tjera jo se nuk kanë pas performnacë të mirë. Ka komuna që kanë kuptua këtë dhe e kanë monitoruar si kanë performancë dhe kanë rrit performnacën e tyre kanë pa vendin se ku duhet me punuar ma shumë, ndërsa disa komuna nuk kanë shfaq interesim aspak për këto grante”.

Të ngjashme