Policia në Podujevë ka arrestuar pesë persona pasi që të njëjtit pas një tentim vjedhje në një shtëpi private dhe gjatë përpjekjeve për t’u arratisur, njëri nga të dyshuarit me veturë ka goditur një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar, ndërsa katër të tjerët janë dërguar në mbajtje.