Anëtari i kryesisë së Nismës, Çerkin Dukolli, ka reaguar lidhur me komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e ka quajtur “manifest politik” drejtuar gjyqësorit të Kosovës.
Anëtari i kryesisë së Nismës, gjithashtu ka thënë se përmes kësaj komunikate, LVV sot i ka bërë një kërcënim serioz gjyqësorit të Kosovës. Tutje, Dukolli i ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje se, vendi ynë frikën e ka mundur në qershor të vitit 1999.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të anëtarit të Nismës, të cilin e ka postuar në profilin e tij në Facebook;
“Komunikata e LVV-së, “Manifest politik” drejtuar gjyqësorit të Kosovës. Sot LVV, përmes një komunikate, ndër të tjera dërgoj edhe një kërcënim serioz për gjyqësorin e Kosovës. Duke i komentuar vendimet e gjyqtarëve si të ndikuara politikisht, LVV haptas po përpiqet të pengojë, ndërhyjë, kërcënoj dhe dirigjoj hallkat e drejtësisë ende pa ardhur në pushtet. Çfarë po mbroni ju bre…pakot me zarfe kontrabandë të ardhura kundërligjshëm nga Serbia? Çfarë mesazhi po tentoni të përçoni të qytetarët dhe institucionet e vendit ju? Ky vend, përfundimisht e ka mundur frikën në qershor të vitit 1999.” ÇD.