Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë së mërkurës po qëndron për vizitë në komunë e Prizrenit, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht ajo është pritur në takim nga kreu i kësaj komune, Mytaher Haskuka.
Më pas Dumoshi viziton fushën sportive në Lubinjë e Epërme dhe poligonin sportiv në Mushnikovë.
Ajo gjithashtu do të vizitojë edhe viziton pishinën Olimpike dhe stadiumin “Përparim Thaçi” në këtë komunë.