Dumoshi premton mbështetje për ndërmarrësit e rinj

Gjakovë | 23 Sht 2020 | 16:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka shpërndarë certifikata për 65 të rinj të OJQ “Rea” në fushën e ndërmarrsisë, raporton Ekonomia Online.

Para të pranishmëve, ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, tha sesa herë vije në Gjakovë ndihet mirë, teksa uroi që sa më shpejt t’i hapin bizneset e tyre.

“Si ministre për mua është kënaqësi që programi realizohet në krejt Kosovën. Vëmendje kryesore janë të rinjtë. MKRS-ja ka marrë hapin në strategjinë që ti kemi këto programe për t’i trajnuar këta të rinj në këtë fushë. Është me rëndësi që shteti i mundëson që të trajnohen e që ta hapin një biznes të vetin dhe është në të mirë te shtetit”.

Teksa ka folur për mbështetjen që po iu jep rinisë, Dumoshi foli edhe për Pakon e Rimëkëmbjes, ku tha se Qeveria po i jep prioritet rinisë duke i mbështetur me miliona euro.

“Synimi im është rinia dhe jemi duke punuar në projektligjin për rininë dhe tashmë do ta ndryshojmë ligjin për moshën, gjithashtu do ta ndryshojmë edhe ligjin për vullnetarizëm. Sa i përket pakos së rimëkëmbjes, kemi  paraparë edhe një pjesë për rininë, por që fatkeqësisht këto ditë po e shohim Kuvendin që nuk po e aprovon, ku në këtë pako është edhe pjesa e rinisë, e që do të mbështeten me 1 milion euro”, tha Dumoshi.

Ajmet Jetullahu drejtor i Organizatës “REA”, tha se projekte të tilla ndihmojnë shumë të rinjtë për tregun e punës.

“Kjo iniciativë ka të bëjë me njohjen e tregut të të rinjve. Në këtë model që ne aplikuam kishim një partner të fortë. Ne tashmë po e përmbyllim ecjen tonë të përbashkët duke shpresuar që do të ecim së bashku si grup dhe nesër shpresoj që si biznese të reja të sfidohemi si biznese”, tha ai.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se me ardhjen e Vlora Dumoshit në këtë post, shumë projekte janë shtyrë përpara.

” Nga MKRS janë përshpejtuar disa projekte prej se ka ardhur në këtë post zonja Dumoshi, që vendit tonë i jep perspektive më të madhe”, tha Gjini.

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Artan Nimani pati falënderim për institucionet që kanë ndihmuar këtë universitet për ndërtimin e kampusit të ri.

“Falë angazhimit të institucioneve qëndrore kemi një ambient shoqëror, e që falë Qeverisë, ku dua ta falënderoj ministrinë e Arsimit e gjithë Qeverinë, sepse në Gjakovë do të ndërtohet kampusi i Universitetit, që do të ndihmojë shumë këtë qytet”, tha Nimani.

Të ngjashme