Dumoshi viziton lokacionin ku do të ndërtohet fusha sportive në Lubinjë të Epërme në Prizren

Prizren | 20 Maj 2020 | 12:23 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka vizituar lokacionin ku do të ndërtohet fusha sportive në Lubinjë të Epërme në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Dumoshi tha se ky fshat ka pozitë dhe specifika që i mundësojnë investimin në ndërtimin e fushës sportive.

“E dimë që fshati është shumë i madh i ka diku 3 mijë banorë dhe pozitat e këtij fshati i ka specifikat e veta që është mirë me investuar edhe komuna edhe ne si ministri”.

“…momentalisht jemi këtu për të investuar në një fushë sportive, do ta shohim projektin dhe të vendosim menjëherë pikat këtu në fshatin Lubinjë”.

Ministrja e Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi, e cila vjen nga kjo anë tha se është mirë të investohet në këtë fshat që ka edhe shumë të rinj që merren me sport.

Edhe kryetari Mytaher Haskuka premtoi investime dhe projekte edhe në fshatra të cilat janë në periferi të qytetit, raporton EO.

“…vendi ku do të ndërtohet fusha është terreni i vështirë, por do të shikohet vendi ku do të ndërtohen. Besoj që përveç banorëve do të vijnë edhe të tjerët ta shfrytëzojnë këtë vend. Shpresoj që shpejt të fillojnë punimet”.

Të ngjashme