Hysen Durmishi, ish-drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, nga radhët e VV-së, është nervozuar paksa, ai e ka quajtur mëkatar Isa Mustafën dhe ka ftuar Vjosa Osmanin që t’i bashkohet VV-së.
Përmes një statusi në Facebook, Hysen Durmishi ia ka qajtur hallin Vjosa Osmanit, ai i ka bërë thirrje asaj që t’i bashkohet VV-së sepse qytetarët të kanë votuar për të qeverisur me Albin Kurtin.
Ai tutje ka thënë se Vjosa duhet ta kuptoj që, Mustafa, Haziri dhe Veliu, kanë shumë mëkate.
“Qytetarët e votuan edhe Vjosa Osmanin si një mundësi që vendin tonë t’a qeverisin njerëz që vërtetë do ta bënin ndryshimin e shumëpritur. Vjosa duhet ta kuptoj që Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate, dhe qytetarët e votuan që të qeverisë me Albinin pikërisht kundër mendësisë qeverisëse të PAN-it dhe mendësisë qeverisëse të Isës, Lutës e Agimit”, ka shkruar Durmishi.
Statusi i plotë i Durmishit:
“Albini asnjëherë nuk e rrezikon të ardhmen e popullit tonë, këtë e dëshmonë e gjithë jeta e tijë në shërbim të atdheut. Populli i Kosovës, me vullnetin e tijë të lirë ia dha mandatin që të qeverisë me vendin. Ky popull i keqëqeverisur kaq gjatë e dëshiron vërtetë ndryshimin e madh në këtë vend.
Qytetarët e votuan edhe Vjosa Osmanin si një mundësi që vendin tonë t’a qeverisin njerëz që vërtetë do ta bënin ndryshimin e shumëpritur. Vjosa duhet ta kuptoj që Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate, dhe qytetarët e votuan që të qeverisë me Albinin pikërisht kundër mendësisë qeverisëse të PAN-it dhe mendësisë qeverisëse të Isës, Lutës e Agimit. Vjosa duhet që t’i drejtohet votuesve të saj se a e dëshiron vërtetë materializimin e vullnetit të qytetarëve apo është peng e atyre që kanë interesa përsonale pse nuk e duan Albinin Kryeministër.
Dil e fol Vjosë,
I ke 15 ditë kohë,
Ose duhet ta kuptojnë ata mëkatarët që populli votoi për ty e jo për ta, dhe ti të përcaktohesh për të ardhmen. Qytetarët ta kanë dhënë një rast historik, por nëse nuk e shfrytëzon nuk do të kesh më rast tjetër. Varet prej teje Vjosë. Albini po të pret. Vendos!”