Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka parë nga afër punimet për sanimin e përhershëm të kanalit në Ibër-Lepenc, i cili ditë më parë ishte sulmuar nga grupe të panjohura terroriste.
Durmishi ka thënë se gjatë kësaj jave përfundon devijimi në mënyrë që të fillohet me sanimin e përhershëm të kanalit.
“Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi. Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, ka shkruar Durmishi.