Durmishi pas intervistimit nga PSRK-ja: Isha i ftuar si i dyshuar, sqarova pastërtinë e plotë në këtë proces

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë ka deklaruar se ka qenë i ftuar si i dyshuar, raporton Ekonomia Online.

Durmishi theksoi se kjo fazë është fillestari dhe se ka sqaruar pyetjet e prokurorit për të dëshmuar “pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë. Kryesisht kjo është fazë e fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova po thuaj se të gjitha pyetjet të cilat I kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një farë mënyre sqarova para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces. Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik, ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata e cila është totalisht e pa bazuar. Ka vendime edhe të OShP-së, dokumente të cilat janë publike dhe që dëshmojnë pastërtinë tonë në gjithë këtë proces. Prandaj thjeshtë ishin disa sqarime të prokurorit të cilat ai I mori dhe tash po presim”, tha Durmishi.

Durmishi tha se kallëzimi penal i bërë nga një operator ekonomik në kohën kur dhe janë nënshkruar konatrata është e pabazuar, derisa shtoi se punimet do të vazhdojnë dhe pritet që brenda vitit të përfundojnë.

“Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operataor ekonomik ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata, e cila është totalisht e pabazuar. Prandaj thjesht ishin disa sqarime të prokurorit të cilat ai i mori dhe tash po presim se çka do të ndodhë”, tha tutje Durmishi.

“Punimet do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti”, shtoi zëvendësministri Durmishi.

Të ngjashme