Komenti fyes i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ndaj kolegut të saj partiak, Albin Kurti, ka ngjallur debat dhe përplasje, ndërmjet zyrtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes, kryesisht në rrjetet sociale.
I fundit ka reaguar dhe Hysen Durmishi, i cili duket se mban anën e Albin Kurtit.
Postimi i plotë i Durmishit:
Pas publikimit në media të komentit të Dërgutit ndaj Kurtit, kanë reaguar zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mesin e tyre, reagoi edhe Vlorian Molliqaj, aktivisti i Lëvizjes dhe njëkohësisht vëllai i deputetit Dardan Molliqaj.
Në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, gjatë këtyre viteve kemi pritur shumë e disa edhe i kemi përcjellur.
Mirë se të vijnë të gjithë ata që pajtohen me programin tonë politik, alternativen tonë qeverisëse. Mirë se të vijnë të gjithë ata që besojnë në parimet e konceptin tonë politik. Mirë se të vijnë të gjithë ata që besojnë në frymën e idenë e vetëvendosjes, të ndërtuar me djersë e me gjak, me mund e me sakrificë, nga Albini me shoqe e me shokë.
Natyrisht rruga e mbarë të gjithë të tjerëve që nuk besojnë në ato që u thanë më lart.