Policia e Shqipërisë e ka arrestuar një 20 vjeçar nga Kosova, i cili është i dënuar për veprat penale “vjedhje”, “grabitje” dhe “trafikim me qenie njerëzore”.
Nën pranga të policisë ka rënë Riad Sopjani, i cili ishte arratisur në tetor të vitit të kaluar nga Qendra Korrektuese e Lipjanit.
“Kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar, i dënuar për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore, i arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në tetor 2020”.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim nga Kosova, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, FAST Albania dhe ILECU Kosovë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Arratia””.
“Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, i shtetasit Riad Sopjani, 20 vjeç, banues në Prishtinë, i dënuar më parë në Kosovë, për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore”.