Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një zyrë elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim në lagjen nr.18 të Durrësit.
Shpërthimi, sipas Policisë, ka ndodhur gjatë natës.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët anti-eksplozivë, shkruan Top Channel.
Policia nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngja