Një grup gazetarësh nga Kosova po vizitojnë bregdetin në kuadër të promovimit të turizmit. Gjatë qëndrimit në Durrës ata kanë vizituar dy nga hotelet më të mira në këtë pjesë hotel “Fafa” dhe atë “Bonita”.
Hotele këto që sivjet ofrojnë paketa me çmime të volitshme për pushuesit. Madje ata janë bërë gati edhe sa i përket respektimit të masave kundër përhapjes së Coronavirusit.
Ky sektorë po del se është më i godituri nga pandemia i tha Ekonomia Online, kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut, Ruzhdi Kurtishaj.
Sipas tij, turizmin global e ka dëmtuar pandemia në masë të konsiderueshme, ku deri në fund të shtatorit parashikohet të humbin mbi 50 milionë vende të punës.
Tutje, Kurtishaj pronar i “Sharr Travel”, tha se edhe përkundër që këtë vit humbjet janë të mëdha, kanë përgatitur oferta me çmime shumë të favorshme.
“Pandemia e ka dëmtuar në masë të konsiderueshme turizmin global mbi 50 milionë vende të punës të cilat pritet të humbin deri në fund të shtatorit dhe kjo është një e keqe për të gjithë të punësuarit dhe pronarët dhe bizneset”.
“Dëmtimi tjetër është numri i vogël i qytetarëve për të realizuar pushimet e tyre dhe diaspora e cila ka qenë një prej mbushësve të buxhetit të shtetit dhe ka qenë ndihmës për të gjitha bizneset. Humbjet janë të mëdha këtë vit. Dhe të dalim në treg me ofertat tona të cilat janë shumë të lira për këtë vit dhe tu mundësojmë qytetarëve me çmime shumë të favorshme”.
Ai foli edhe për masat e ndërmarra sa i përket ruajtjes së distancës dhe vënies së maskave, duke shtuar se janë duke u respektuar mjaftueshëm. Sipas tij, duhet vizituar Shqipërinë sepse çmimet janë të volitshme.
Kurtishaj tha se ofertat e lira po tërheqin më shumë pushuesit për tu relaksuar dhe pushuar në Shqipëri.
“Mendoj që Shqipëria është destiancion kryesor për pushime verore. Këtë çka po bëjnë hotelet në Shqipëri është duke u përfillur që nga ruajtja ë distancës, përdorimi i maskave dhe dorezave, sepse e kemi zbatim të plotë të masave dhe higjienë”.
“Ofertat e lira po tërheqin më shumë pushuesit. Në këtë vit Sharr Travel e ka ofertën vetëm 54 euro dhe është çmim i favorshëm. Kemi mbi 300 polakë që kanë ardhur për të kaluar pushimet këtu në Shqipëri”.
Sipas tij, qëllimi kryesor është turizmi mbarëshqiptar, raporton EO.
“Ne kemi pasur te promovojmë turizmin mbarë shqiptar. Sharr Travel ka një numër të konsiderueshëm të klientëve të saj. Ne ofrojmë shërbime profesionale. Varet nga hoteli në hotel sepse kemi zbritje në Fafa 15 euro për një person. Këtë po e bëjmë me një bashkëpunim të shkëlqyer qoftë në Sarandë dhe Ksamil, por ka një punë të madhe që ka bërë ministri organizime të ndryshme”.
Pronari i hotel, “Bonita”Astrit Ismaili theksoi se kjo situatë ka krijuar frikë te qytetarët, dukeu u ankuar se kanë numër të vogël të pushuesve. Ai tregoi se numri më i madh që vizitojnë Shqipërinë janë kosovarët.
“Kjo situata e pandemisë ka bërë uljen e numrit të pushuesve një numër shumë i vogël në krahasim me pritshmëritt. Por nga dita në ditë po shihet në rritje graduale turistëve”.
“Numri i pushuesve më i madh është nga Kosova ndërsa nga diaspora është i kufizuar”.
Sipas tij, ka 50% të zbritjes sa i përket çmimeve.
“Në pjesën e masave jemi angazhuar që çandrat të jenë 3.5 metra hapësirë, kemi dezinfektim të gjithë punëtorët janë të pajisur me maska”.
“Turistët kur vijnë janë më të relaksuar, por ndjehen më të qetë. Çmimet janë 50% zbritje të çmimeve. Ti respektojnë masat të mos grupohen në grupe dhe deti dhe temperatura ndikon pozitivisht”.
Fatos Cerenishti, pronar i hotelit “Fafa”, tha se Shqipëria është në ditët më të vështira sa i përket turizmit.
Ndërsa tha se janë duke punuar me kapacitete 30 deri 40% krahasim me vitin 2019.
“Gjithçka po ecën normal, njerëzit janë mësuar me pjesën e pandemisë duke pasur kujdes qoftë në momente akomodimi, shërbimi dhe plazhe. Po presim një fluks të madh të qytetarëve, tashmë kanë ardhur kompani më të mëdha polake. Pushuesit nga Kosova janë të parët që kanë arritur në destiancionin e Durrësit”.
Cerenishta thotë se janë marrë masa të gjitha masat e kërkuar për parandalimin e pandemisë.
“Kemi një koordinator që merret me pjesën e higjienës dhe gjatë kohës së shërbimit t’i bëhet shërbimi dhe jemi shumë korrekt sa i përket masave. Në këtë hotel nuk ka asnjë të infektuar me Coronavirus dhe uroi që të mos kenë asnjë rast me Covid-19”.
Ai tha se në krahasim me 2019 kanë çmime 30% më të ulëta, raporton EO.
“Në bashkëpunim me ministrinë e turizmit kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe Sharr Travel kanë bashkëpunim 10 vjeçar e cila për sa i përket numrit të pushuesve është rekord”.