Durrësi ndërron mendje, lejon autobusët nga Kosova të hyjnë në qytet

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 12:39 | Nga

Pas reagimeve të shumta që nxiti vendimi i Bashkisë së Durrësit për moslejimin e autobusëve të Kosovës në rrugën “Pavarësia” që dërgon në plazh, tashmë një gjë e tillë nuk vlen.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, pas një takimi me kryetarin e Durrësit, Vangjush Dako.

“Takimi me Kryetarin e bashkisë së Durrësit rezultoi me sukses. Faleminderit ambasadorit Minxhozi, njëkohësisht falënderojmë kryetarin Vangjush Dako për përkrahje Shoqatës së Turizmit të Kosovës për lejimin e autobusëve në rrugën ‘Pavarësia’”, ka shkruar Kurtishaj në faqen e tij në Facebook.

Image may contain: 6 people, indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme