Fuqitë e mëdha kanë planin B dhe nëse nuk arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës, çdo gjë shpie drejt konflikteve të armatosura të lokalizuara në Kosovë, ka vlerësuar për TV N1 Dushan Janjiqi nga Forumi për marrëdhënie etnike.
Janjiq ka vlerësuar se dialogu Serbi –Kosovë gjendet në pat pozicion, e pat pozicioni në shah do të thotë se nuk mund të bëhet asnjë lëvizje e ndërsa që është e domosdoshme të luhet diçka të re për të cilën amerikanët do të thoshin diçka më kreative, transmeton Koha.net.
“Serbët do të thonë na jepni diçka nga territori që të heqim dorë nga Kosova, e pala kosovare përgjigjet me synime maksimale. Që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit i kemi të gjitha sinjalet se bëhet fjalë për destabilizim serioz politik të Kosovës, Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo po merr elementet e përgatitjeve për konflikte me armë”,ka tërhequr vërejtjen ai.
Janji ka theksuar se fuqitë e mëdha kurrë nuk e luajnë planin A, por gjithmonë e kanë të gatshëm panin B.
“Politika amerikane është politikë e menaxhimit të konfliktit-iu fton të shkoni në Shtëpinë e Bardhë dhe ta zgjidhni këtë paqësisht. Nëse kjo dështon, realizohen qëllimet e saj. E cili është qëllimi amerikan në Ballkan? Të pakësojë shpenzimet, ta zvogëlojnë praninë ushtarake, ta bartin atë te NATO-ja, evropianët, e kjo do të thotë se asaj i duhet lidhja ushtarake dhe e sigurisë në pjesën që do ta ketë në mënyrë të pakontestueshme NATO: Malin e Zi – Kosovën – Maqedoninë. Frikohem se kjo politikë do ta shtyjë Kosovën të heqë taksën, të heqë dorë nga Vuçiq e nga ana tjetër ta përkrahë Kosovën në qëllimet maksimale, dhe e gjitha do të rezultojë me konflikt të armatosur.
“Dhe t’ua them më banalen,i kam pyetur politikanë kosovarë : Nëse shpërthen konflikti, sa njerëz do ta lëshojnë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën?’ Ata thonë : ‘1 milion e gjysmë’, dhe pyeta ‘e nëse ndodh liberalizimi?’, prapë thanë: ‘1 milion e gjysmë’.. Ne jemi pjesë e lëvizjeve botërore – Ballkani do të zbrazet, natyrshëm ose shpejt, e diku duhet pranuar njerëzit nga Siria dhe Azia Qendrore”,ka sqaruar Janjiq.
Ai ka shtuar se në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar mjaftonte që 15 njerëz të Sheshelit të shkonin në Sllavoni dhe të niste konflikti.
“E tani i kemi rreth 1.500 luftëtarë të ISIL-it në Ballkan, e sa të tjerë janë në Donbas?, ka pyetur ai.