Për lokacionin e ardhshëm të dy agjencive të Bashkimit Evropian, selia aktuale e të cilave është në Londër, do të diskutohet në kuadër të bisedimeve për Brexit, njoftoi të hënën zyra britanike për Brexit.
Njëkohësisht, zyrtarët e BE-së thonë se nuk ka dyshim se Agjencia evropiane për barna dhe Agjencia bankare evropiane do të zhvendosen nga kryeqyteti britanik, transmeton Reuters.