Franca i jep ultimatum Britanisë për Brexit-in

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dhënë afat kryeministrit britanik, Boris Johnson, deri në fund të kësaj jave që ta rishikojë përfundimisht planin e tij për Brexit-in. Ky ultimatum pritet t’i rrisë gjasat për dështimin e negociatave.

Propozimet e dorëzuara nga Mbretëria e Bashkuar javën e kaluar nga Brukseli nuk po cilësohen si bazë për marrëveshje dhe presidenti francez theksoi se është në dorën e Britanisë që të mendojë edhe një herë për këtë çështje para mbajtjes së samitit të radhës të BE-së.

Pasi refuzoi të takohet personalisht me kryeministrin britanik, Macron këmbënguli të dielën përmes një bisede në telefon se bisedimet me Bashkimin Evropian mund të zhvillohen vetëm përmes shefit të negociatave në BE, Michel Barnier.

Barnier tashmë ka thënë se nuk ka mandat nga vendet anëtare të BE-së që të arrijë marrëveshje me kushtet e paraqitura deri tash nga qeveria britanike.

Propozimi i Britanisë përfshin kthimin e kontrolleve doganore mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, shkruan “The Guardian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme