Barcley: Brexiti do të ndodhë me ose pa marrëveshje

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Evropian në mars, pavarësisht nëse do të ketë ose jo një marrëveshje me Brukselin, ka thënë ministri britanik për Brexit-in, Stephen Barcley.

Britania e Madhe po përpiqet të bind BE-në për ndryshimin e disa aspekteve të marrëveshjes në mënyrë që e njëjta të fitojë votat e deputetëve të parlamentit britanik.

Bashkimi Evropian është shprehur kundër një marrëveshjeje të re, megjithatë zyrtarë evropianë kanë thënë se janë të hapur të ndihmojnë Britaninë për të kaluar marrëveshjen në parlament.

Ndërkohë më shumë se 40 ish-ambasadorë britanikë i kanë bërë thirrje kryeministres, Theresa May, t’i përmbahet afatit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më 29 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme