Data 14 prill, në kinema Cineplexx, në Tiranë nuk sihte një ditë e zakonshme. Për herë të parë, do të promovonin filmin e tyre dy aktorët Robert Davi dhe Luke Goss. Aktorët e njohur të Hollywood-it promovuan filmin “Your Move”, një film i zhanrit thriller me regji të Luke Goss. Filmi shfaqet rregullisht në Cineplexx nga dita e diel, pas premieres së ditës së shtunë, më 14 prill, e cila ishte e rezevuar për shtypin, personalitete të fushës dhe mbajtësit e kartës Cineplexx Black.
Kjo premierë ishte disi ndryshe nga eventet dhe premierat që Cineplexx ka organizuar deri më tani, sepse ishte e organizuar në stilin e një ‘red carpet’ hollivudian. Në hapësirën e rezervuar për shtypin, ishte i pranishëm edhe producenti Cedric Magnin dhe pati hapësirë për intervista, autografë dhe fotografi.
Informacion për aktorët dhe punët e tyre
Kush është LUKE GOSS?
http://www.imdb.com/name/nm0331577/?ref_=nv_sr_1
Aktor: Blade II; Tekken; One Night with the King
Regjisor: Your Move
Fitues i: Ccmimi Character and Morality (Aktor) në Entertainment Awards
U bë edhe më i njohur në francizen Death Race.
Kush është ROBERT DAVI?
IMDB: http://www.imdb.com/name/nm0001108/?ref_=tt_ov_st_sm
Ka performuar në mbi 130 role. Njihet për rolet e tij si “bad boy” e gangster në filma si The Goonies apo filmin e vitit 1989 te James Bond à Licence to Kill.
Aktor: Die Hard; Licence to Kill; The Expendables 3
Regjisor: The Dukes; Magic
Fitues i: Best Director (The Dukes) në Queens Film Festival
YOUR MOVE
“Your Move” tregon historinë e një njeriu që duhet të shkojë në masa ekstreme për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me gruan dhe vajzën e rrëmbyer.
Zhanri: Triller
Kohëzgjatja: 96 minuta
AXHENDA
Ora 18:00-19:00 -> intervistë me media
Ora 19:00-20:00 -> Foto, video, intervista, autografe me media dhe fansa
Ora 20:00 -> Shfaqja premiere e filmit në sallën 1
Ora 20:15 -> Shfaqje premierë 2
Ora 22:00 -> Koktejl në hollin e kinemasë me aktorët hollivudianë
Më poshtë mund të ndiqni atë që ndodhi në premierën e filmit “Your Move” si dhe pritjen që iu bë Robert Davi dhe Luke Goss.