Dy alpinistë vdesin në “El Capitan”

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 10:59 | Nga

Dy alpinistë raportohet se kanë humbur jetën teksa po tentonin të ngjisnin formacionin shkëmbor të njohur si “El Capitan”, në Parkun Kombëtar Yosemite, të Kalifornisë.

Një 46-vjeçar nga Kolorado dhe një 42-vjeçar nga Kalifornia u rrëzuan për vdekje, në rrugën e njohur si Freeblast, raportojnë shërbimet e parkut Kombëtar, transmeton tch.

“El Capitan” përbën një sfidë shumë intriguese për alpinistët, por edhe incidentet gjatë ngjitjes së 914 metrave lartësi të shkëmbit, janë të shumta.

Shërbimet e Parkut raportojnë se aty ndodhin çdo vit rreth 100 incidente, ndërsa në vitin 2016 u regjistruan 16 persona që humbën jetën gjatë ngjitjes në shkëmb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme