Dy anije të tjera që transportonin drithë janë larguar nga porti Chornomorsk i Ukrainës, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Numri i përgjithshëm i anijeve që do të largohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit ka arritur në 27, shkruan Aljazeera.
Zumrut Ana dhe MV Ocean S, të cilat janë të autorizuara të nisen sot janë ngarkuar me 6,300 tonë vaj luledielli dhe 25 mijë tonë grurë.
Autoriteti tha se ushqimet me origjinë ukrainase do të dërgohen në Francë, Sudan, Turqi dhe Holandë.