Të paktën 25 nxënës janë pranuar në Spitalin e Mitrovicës me dyshimin se janë helmuar. Ndërkohë, edhe dhjetra të tjerë janë duke u dërguar aty.
Bëhet fjalë për dy autobusë me nxënës që nga komuna e Prishtinës kanë shkuar në eskurzion në komunën e Mitrovicës.
Të njëjtit janë helmuar në një restorant në Mitrovicë, raaporton klankosova.
Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së, Fevzi Sulejmani.
“Dy autobusë janë duke i dërguar në spital”, tha ai.