Dy autobusë janë përplasur direkt me njëri-tjetrin në afërsi të Kabulit, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona dhe të lënduar më shumë se 70 të tjerë.
Autoritetet afgane kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur të hënën vonë, sipas kohës lokale, në një rrugë magjistrale që lidh kryeqytetin me krahinën jugore, Kandahar.
Autobusët po qarkullonin në drejtime të kundërta, por shkaktari i aksidentit ende nuk dihet.
Aksidentet me fatalitete janë të rëndomta në Afganistanin, kryesisht shkaku i kushteve jo të mira nëpër rrugë dhe shoferëve të pakujdesshëm në autostrada.