Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Prishtinë | 02 Gus 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se dje rreth orës 15:00 dy fëmijë nga Ferizaj, Erion Domaneku 12 vjeçar dhe Ergin Salihu 11 vjeçar, tek një objekt afarist përball shkollës ‘’Jeronim De Rada’’ në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, i kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave.

Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Lusim, pronarin/en e vërtetë të këtyre parave, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt i ka falënderuar dy fëmijët Erionin dhe Erginin, njëkohësisht ju dëshiron shëndet dhe suksese në të ardhmen, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.

Të ngjashme