Janë bërë të paktën 19 studime për rolin që mund të luajë kafeja në sëmundjen e parkinsonit dhe në përgjithësi, konsumimi i saj ul gati një të tretën e rrezikut.
Përbërësi kyç është kafeina, duke qenë se edhe çaji ka veti mbrojtëse, ndërsa kafeja pa kafeinë jo.
Ashtu si fitoushqyesit e frutave të pyllit, edhe kafeina ka treguar se ka veti mbrojtëse ndaj qelizave nervore njerëzore, nga vrasja e pesticideve dhe neurotoksinave të tjera.
Por si ndikon kafja në trajtimin e Parkinsonit?
Në një eksperiment rastësor të kontrolluar, pacientëve me Parkinson u dhanë kafeinë ekuivalente me 2 filxhanë kafeje në ditë (ose përafërsisht 4 filxhanë çaji të zi ose 8 filxhanë çaji jeshil) dhe brenda tri javësh, u vunë re përmirësime të ndjeshme.
Natyrisht, një filxhan kafeje nuk kushton shumë, kështu që kompanitë farmaceutike janë munduar ta përshtatin kafeinën në ilaçe të reja eksperimentale, të tilla si preladenanti dhe istradefilina, shkruan noa.al. Por ato nuk funksionojnë më mirë se kafeja, e cila është shumë më e lirë dhe e sigurt.