Tezë paranoike të Dastid Pallaskës: Albin Kurti dëshiron ta instalojë në LDK një lidership që ai do ta kontrollojë me metodat e tij staliniste!!!! Kurse, Vjosa Osmani për të është një politikane e varur nga Albin Kurti që do ta shkatërrojë LDK-në!!!
Kujt po i vardiset ky avokat i djallit? Isës, Agimit, Lutës e Lutanave tjerë. Tipik si Driton Selmanaj që e shesin mendjen e shpirtin për një karrikë në parlament.
Paj nuk je intelektual vetem pse ke nje fakultet, magistraturë, apo titullin doktor. As retorika e mirë nuk të bën intelektual. Mendim duhet mendim. Mendim dhe veprim. Dhe, sens për momentin historik të popullit tënd. Jo mbajtje anë të një grupi kundër një grupi tjetër për ta futur këmbën tënde brenda e për t’i kryer punët tua, siç po tenton ky “intelektual” e siç kanë bërë disa snobë të tjerë që pa asnjë vlerë intelektuale janë shitur shtrenjtë në LDK. Kurse rugovistët e vërtetë që nuk janë ndalë që tridhjetë vjet, kanë mbetur në margjina të partisë!!!
Nuk ka poshtërim më të madh për rugovistët, sesa t’i udhëheqë një anti-rugovist, një njeri që nuk i dërgoi para Ibrahim Rugovës as për të paguar telefonat! Zgjohuni rugovistë se ju hëngër dreqi! Ndajeni shapin nga sheqeri dhe mos lejoni mish dhishë e qenësh në trupin e juaj. Situata juaj nuk është premtuese. As më të voglën shansë nuk e keni me qenë partia e dytë. Se e para do të jetê Vetëvendosje edhe së pakut dhjetë vjet.
Me ke dreqin do të bëni koalicion ju?! Me PDK-në? Apo do ta bëni një qeveri me NISMEN e Fatmir Limajt?! O tempora o mores! Cili është plani juaj A? A keni plan B? Apo veç jeni trembur sikur lopët që i rrokë zekri e nuk dinë kah me mbajtë.
Kryeminsitër perseri do të bëhet Albin Kurti. E pastaj? Kah shkoni ju?! Rrini në opozitë?! Po ata njerez që i keni punësuar e tash po ua ndalni rrogat, kujtoni se do t’ua falin? E deputetët që kanë marrë mandatin e ju po ua heqni, sikur të ishin kukulla e jo njerëz?! Se ua paska marrë fytyrën Albin Kurti?!
Merre me mend sa të thjeshtë jeni, të thjeshtë dhe primitivë. Doni ta rrëzoni qeverinë për ta ruajtur krenarinë! Po miliona euro që do t’i shpenzoni Kosovës, këtij shteti të varfër që kurrë nuk u bë shtet?! A mendoni sa vende pune do të mund të hapnit me ata miliona?! A mendoni se çfarë ndryshimi do të bënit duke i investuar ata miliona në arsim, shëndetësi, a kulturë? A mendoni se po i hyni në hak rinisë që në mungesë përspektive po e braktis vendin? E çfarë do të ju duhet shteti që do të mbetet në pleq?!
Po si ka mundësi që ju që e quani partinë e juaj akademi për partitë tjera, rolin kryesorë t’ua lini injorantve?! Pse ata ua sjellin një grusht votash më shumë?! A kuptoni ju intelektualët e LDK-së se ju jeni ata që duhet t’i ndërroni këto praktika e dinamika të qoroditura që populli të fillojë të këtë konsideratë për juve dhe kolegët tuaj dhe jo ju të fsheheni si xhuxhat pas shpinês së injorantëtve në tubimet elektorale.
Nuk po e kuptoj se si po e këputni degën ku qëndroni vetë? Ju e dini se një PAN i ri po bëhet gati për pushtet?! Dhe ju po u jipni shansë që ata të garojnë kundër Vetëvendosjes duke e ditur se ju do të jeni të defaktorizuar plotësisht. Përnjëmend, çfarë po bëni? A po jeni çmendur fare?! Ju kishit shansë që duke udhëhequr me Vetëvendosjen, si një parti e lirë nga korrupsioni, ta pastronit biografinë tuaj, historinë tuaj të pështirë nder vite në kapjen e shtetit me PDK-në. Tash çfarë doni?! Të ktheheni në peherin e PDK-së? A nuk janë ata që “ju vranë e ju shanë e ju thanë tradhëtorë”?! A po jeni ju partia institucionaliste e Kosovës që as Amerika nuk mundka pa juve!? Grenell dhe Skender Hyseni në takim! A ka fotografi ma qesharake së kjo?! A ka diçka tjetër si kjo që ju bën aq të padinjitet.
A e dini o të mjerë se heqja e taksës pa reciprocitet e len Kosovën në pozitë nënshtruese ndaj Serbisë! Dhe, kujt po ia bëni ju argatin? Trumpit për fushatën e tij zgjedhore?! Do t’ua dijë për nder shumë Trumpi! Sepse Trumpi është shumë njeri mirënjohës dhe i kujdesshëm. Një biznesmen kontraverz që ka përdhosur vlerat humane e kulturore të vendit të vet. Që i ka dhënë Amerikës fytyrën e vet të shëmtuar, të njeriut egoist. Do të ju detyrojë kompromisin me Serbinë! E cili është kompromisi pos ndarjes së Kosovës?! Çfarë kompromisi na duhet neve me Serbinë kur ne jemi shtet i pavarur dhe ajo është shtet i pavarur?! Hajt, më thoni, kompromis për çka?! A po nuk e dini se po bëheni argatë të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit. Ju argatë e ata zotërinj!
Hej, njerëz, akademikë të LDK-së. A për t’u bërë vegla pune në duar të të tjerëve keni kryer tërë atë shkollë ju?! Juvpo bëheni thika që i presin trupin atdheut të vet. Ia presin copat e ia qesin armikut. A për këtë punë e keni kryer atë dreq shkolle?! E po më falni se nuk gjej emër tjetër për shkollën tuaj. Ashtu sikur nuk gjej emër tjeter për disa shokë komandantë që për ta ndarë vendin e paskan bërë atë dreq lufte?! Luftën që mori shokët tanë më të mirë e që nuk kurseu gra, fëmijë e pleq, që dhunoi gra e burra e që djegu foshnjet në djep.