Medoemos duhet pranuar se jetojmë në epokën e fuqisë së heshtur të lobeve, përkundër tezës se është rrezik për demokracinë.
Lobi duhet të bëhet por edhe të jetë i lidhur ngushtë me kontroll të fuqishëm demokratik. Pse të mos legalizohen dhe dihen qartë lobet, interesi i grupeve të lobistëve, për punën e bërë, të marrin shpërblimin ligjor, duke e luftuar korrupsionin, ryshfetin, informalitetin, jotransparencën dhe dëmtimin serioz që vije nga organizatat fantome me nofka qytetarie, pjesëmarrjen e të aftëve në proces me interes për qytetarin, duke mos lejuar manipulimin që mund ta bëjnë keqpërdoruesit e demokracisë. Angazhimi për ndikim rreth një çështjeje në vendimmarrje me peshë, politike apo vlerë shoqërore, është lobimi.
Ligji për lobin, në vendet postkomuniste kishte vështirësitë e aprovimit dhe zbatimit. Ligji, në disa shtete të ballkanit, e thotë qartë se kush duhet ta themelojë lobin, cilat janë përgjegjësitë e lobit të licencuar brenda shtetit, përfaqësuesit e saj dhe detyrat dhe përgjegjësitë ligjore.
Duke qenë se ka prani të mentalitetit burokratik të ish sistemit, lobimi bart rreziqet e korrupsionit “me letra” apo ryshfetit si aktivitet ilegal, madje, si i tillë, për fat të keq në disa raste edhe trajtohet. Këtu, lobimin duhet kuptuar dhe duhet veçuar të kundërtën nga korrupsioni, lobimi dallon nga ndikimi i oligarkëve, lobimi dallon nga mitoja, lobimi dallon nga raportet preferenciale të grupit, lobimi nuk është ryshfet. Grupi i shteteve të Këshillit të Evropës (49 shtete dhe ShBA-ja), e kanë përkrahur dhe përkrahin ligjin për lobin, për të shmangur rreziqet e korrupsionit dhe ryshfetit në vendet ku ende nuk ka ligj për Lobin.
Lobisti licencohet, dëshmon aftësitë me njohjen e ligjeve antikorrupsion si dhe legjislacionit që lidhet me lobimin në BE dhe vendet aspirante. Lobisti i deklaron të ardhurat dhe paguan tatim për to, deklaron fushat e ndikimit për lobim si dhe mënjanon korrupsionin e mundshëm në gjerësi dhe thellësi të çështjeve që trajton.
Pse lobisti e lufton korrupsionin? Sepse lobisti nuk paguan për korrupsion as nuk ndikohet nga të korruptuarit, ngase, të ardhurat e veta nuk ia falë korrupsionit as duhet të lejoj që të korruptuarit t’ia zhvatin ato. Ndikon brenda ligjit, me ligj si dhe përfiton për angazhimin e vet me ligj. Pra, lobisti bëhet palë e çështjes, duke mos u ndikuar nga korrupsioni. Në thelb, lobi është korridori, pra vendi nga kalohet, por, aty nuk sillen vendimet. Aty, në korridore ndikohet, para se të hyj në kuvend për vendimmarrje. Ndikimi bëhet ndaj vendimmarrësve, me ligj.
Lobimi për një çështje, shtynë paragrafët apo nenet e ligjit, konform interesave të lobit. Ky ndikim është i brendshëm dhe hierarkia e veprimit është nga pushteti lokal, deri te presidenca. Por, ekziston edhe ndikimi tjetër shumë i rëndësishëm për Kosovën në politikën e jashtme, në ndikimin rajonal dhe global, të iniciuar nga lobistët për një çështje. Kjo, Republikës së Kosovës i mungon.
Lobistët e Brukselit, mendohet se janë me mijëra të licencuar (mbi 5.000), janë të organizuar ngjashëm me lobistët në ShBA, ndjekin agjendat për temat preferenciale, me strategjitë për të cilat lobojnë, por edhe ndjekjen e profitit, të deklaruar me dokumente dhe për ato të ardhura, paguajnë tatim. Kështu, lobi ndikon për zonat, prioritetet e investimeve në rajonet e caktuara, prioritizimi i buxhetit për lamitë e caktuara, aprovimi i projekteve në fokus të lobimit, zbatuesit e projekteve si target i lobuesve, si për energjinë, ndërtimtarinë, farmacinë, bankat, ndërtimtarinë, prodhimet bujqësore, lojërat e fatit, prodhimin industrial e shumë fusha tjera, të cilat, të ndikuara nga lobi, edhe sjellin ligje.
Ndikimi për këto fusha, ka kompensim të caktuar, zakonisht me vlerë 3% nga vlera e projektit që vije si kontribut i lobimit. Kjo përqindje, është e sanksionuar me ligj. Pra, kur një projekt për energjinë, po e zëmë, nuk ishte planifikuar të shkonte në një shtet të Ballkanit, apo duhej të shkonte në një vend të Ballkanit por jo në Kosovë, vendi ynë e angazhon një kompani lobuese që ai projekt të aprovohet në BE dhe të vije në Kosovë, vlera e të cilit është për shembull 1 milion euro, lobisti për këtë angazhim, merr 3% të vlerës së projektit. Shteti ynë, me rastin e implementimit të projektit, paguan 3% të vlerës, por kështu shmang korrupsionin, implikimin buxhetor përtej atij të dakorduar dhe bëhet me projekt i cili as nuk ishte planifikuar, po edhe nëse ishte planifikuar për ndonjë vend tjetër të Ballkanit, vije në Kosovë. Pra, interes i shumanshëm.
Ligjin për lobin, duhet bërë për ata që zotohen se nuk e lejojnë korrupsionin, kundër anëtarëve të krimit të organizuar politik dhe ekonomik në të gjitha nivelet, kundër profiterëve të ndërmjetësimit të projekteve si dhe administratës jobashkëpunuese. Gjithsesi, për lehtësimin e çështjeve që janë mandat i lobit dhe lobimit, krijimin e lobit në shtete të ndryshme e përkrah edhe Grupi i shteteve të Këshillit të Evropës për luftimin e korrupsionit (GREKO). Andaj, duhet hequr paragjykimi dhe ligji për lobin të miratohet sa më parë. Nga literatura, është i njohur përkufizimi i veçorive të lobit, si: Krijimi i informacionit, Shkëmbimi i informacionit, Ushtrimi i ndikimit, Mënyra strategjike për të ndërhyrë në politika.
Lobimi është i përkufizuar në pesë lloje interesash, ato janë: Interesa në fushën e ekonomisë dhe punës, Interesa në fushat sociale, Interesa në fushën e kohës së lirë, Interesa në fushën e fesë, kulturës dhe shkencës, si dhe Interesat në fushën e shoqërisë politike. Krijimin e ligjit për lobin dhe lobistët, si institucion kredibil, e kanë finalizuar shtetet në Ballkan, me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë. Kroacia prin për zbatimin e këtij ligji dhe dihet përkrahja që jep ky shtet për shtetet tjera të Ballkanit për lobimin. Një iniciativë të tillë, për ta themeluar atë, e pata para shumë viteve.
Nuk kishte gjë për t’u zbuluar, mora dokumentet nga miku im, pjesëtar i lobit kroat. Ligji kroat i parashihte të gjitha, sigurisht, ishte ligj i dalë nga mostra e ligjit për lobin nga vendet evropiane, i përshtatur me kushtet e Kroacisë. Në Kosovë, asokohe, nuk kishte hapësirë të favorshme. Madje, vet emërtimi ishte dëbues. Medoemos duhet pranuar se jetojmë në epokën e fuqisë së heshtur të lobeve, përkundër tezës se është rrezik për demokracinë.
Lobi duhet të bëhet por edhe të jetë i lidhur ngushtë me kontroll të fuqishëm demokratik. Pse të mos legalizohen dhe dihen qartë lobet, interesi i grupeve të lobistëve, për punën e bërë, të marrin shpërblimin ligjor, duke e luftuar korrupsionin, ryshfetin, informalitetin, jotransparencën dhe dëmtimin serioz që vije nga organizatat fantome me nofka qytetarie, pjesëmarrjen e të aftëve në proces me interes për qytetarin, duke mos lejuar manipulimin që mund ta bëjnë keqpërdoruesit e demokracisë.