Dy fytyrat e 1 qershorit- Një fëmijë kërkon lëmoshë në shesh, derisa moshatarët e tij festojnë

Prishtinë | 01 Qer 2024 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar nga Enes Bërveniku sot një fotografi prekëse nga sheshi në Prishtinë, në ditën kur u shënua 1 qershori, Dita e Fëmijëve.

Në këtë fotografi shfaqet një realitet i dhimbshëm nga jeta në ditët e sotme.

Teksa shumë fëmijë festonin të lumtur e të gëzuar pranë maskotave të tyre të preferuar, një grua me një fëmijë të vogël që po kërkonin të holla për mbijetesë i shikonin ata.

Pra në njërën anë fëmijë të lumtur e në tjetrën anë fëmijë të trishtuar.

Janë mbi 25 mijë familje në Kosovë që aktualisht jetojnë me asistencë sociale.

Të ngjashme