Dy gjyqtarë kosovarë delegohen në një garë tjetër të UEFA-s

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtari Mervan Bejtullahu dhe asistenti Besnik Morina janë deleguar nga UEFA në turneun kualifikues të Grupit 7 për Euro 2025 për grupmoshën nën 17-vjeç që do të zhvillohet në Manavgat të Turqisë.

Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Bjellorusi-Skoci dhe Skoci-Kazakistan, derisa do të jetë gjyqtar i katërt në ndeshjen Turqi-Skoci.

Ndërkaq, Morina do të jetë asistent në të tria ndeshjet. Këto dy ndeshje zhvillohen prej 21 deri më 27 tetor.

Të ngjashme