“Dy katundarë të përbetuar” – Ganimete Musliu rrëfen për ofendimet pas fjalimit në Kuvend

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një rrëfim në emisionin Ditari i Buzhalës, ka treguar për ofendimet që ka pranuar pas ofendimit në Kuvend ndaj kryeministrit Kurti.

Musliu në një bisedë me gazetarin Berat Buzhala para intervistës, ka deklaruar se ka pranuar shumë përkrahje këtyre ditëve.

“Absolutisht shumë. Jo vetëm në Drenicë. Isha në varrimin e Agron Haradinajt, por kishte mbështetje e kurajo. Nuk doja të merrja vëmendje në këtë ceremoni të tillë”, tha Musliu.

Në një moment, Musliu e quan veten dhe gazetarin Buzhala si katundarë të përbetuar.

“Unë nuk besoj që e kanë me mu. Kush reagon ata qashtu bëjnë. Dy katundarë të përbetuar. Të vetmit katundarë që ndihemi krenar dhe rrugëtimin deri këtu”, tha ajo.

Musliu ka treguar se nuk shqetësohet nga sulmet e tilla.

“Asnjëherë sulmet që vijnë direkt nuk më bëjnë përshtypje. Jam rrit në një familje nga baba, dhe jemi mësuar çka dmth barazia gjinore. E dyta, por kur jam lind edhe pse kam qenë vajza e pestë ka gjujtë me allti”, deklaron Musliu.

Të ngjashme