Kur krerët e UÇK-së u morën nga Gjykata Speciale, Albin Kurti dhe trollët e tij asnjë fjalë nuk e thanë kundër prokurorit Jack Smith.
Kur ishte pyetur, Kurti kishte thënë:
“Ne nuk guxojmë të ndërhyjmë në drejtësi”.
Kur Prokuroria Speciale ia kapi sekserin, Nagip Krasniqin, Kurti filloi fushatën e persekutimit, linçimit, demonizimit të prokurorit Blerim Isufajt.
Të dy janë Gjykata të Kosovës.
Ajo në Hagë po merret me rishkrimin e historisë së Kosovës, e papenguar nga Albin Kurti.
Kjo në Prishtinë po e vërteton korrupsionin endemik në KEK, ku kabllot e krimit duket se janë të lidhura me Zyrën e kryeministrit Kurti!
Një dëshmi më shumë që Kurti interesin personal gjithmonë e vendos para interesit nacional.