Torino ka njoftuar se dy lojtarë të ekipit senior kanë dalë pozitivë në testimin për koronavirus.
Lojtarët e skuadrës italiane u testuan para rikthimit në stërvitje. Testimet zbuluan dy raste me COVID-19 në skuadrën e Torinos.
“Torino njofton se dy lojtarë kanë dalë pozitiv për Covid-19 në teste para fillimit të përgatitjeve”, shkruan klubi italian në komunikatë.
“Klubi menjëherë i ka informuar autoritetet kompetente dhe dy lojtarët, për momentin pa simptoma, janë në izolim, ashtu si parasheh protokolli. Po përcillet gjendja edhe e tre lojtarëve tjerë të ekipit të parë të cilët në ditët e fundit kanë pasur kontakt të afërt me lojtarët e infektuar”, njofton Torino.