Dy metoda natyrale që qetësojnë brenda minutit ndjesinë e të përzierave

Prishtinë | 25 Dhj 2024 | 05:26 | Nga Ekonomia Online

Helmimi nga ushqimi, udhëtimet e gjata me makinë, shtatzënia, problemet me aparatin tretës mund të shkaktojnë ndjesinë e të përzierave, e njësoj siç ka shumë shkaqe, ashtu ka dhe shumë metoda trajtimi. Por Living do të listojë më poshtë vetëm ato natyralet që nuk kërkojnë asnjë medikament. Përbërësit e mëposhtëm do të qetësojnë ndjesinë e të përzierave

1. Xhenxhefil
Kjo rrënjë është e njohur për aftësinë e saj kuruese. Në cilëndo formë që ta merrni (pluhur, xhel apo të papërpunuar) xhenxhefili do t’ju qetësojë për pak minuta.
Gjithashtu mund ta pini si çaj kun ë një gotë me ujë të valuar keni shtuar një lugë çaji xhenxhefil të freskët .Shmangni pijet me kafeinë dhe gaz.

2. Sode buke
Një tjetër mënyrë për të qetësuar ndjesinë e të përzierave, pavarsisht shkakut , është soda e bukës. Klinika Mayo thotë se pluhuri i bardhë mund të ribalancojë pH në stomak dhe ajo që duhet të bëni është të pini gjysmë gote ujë ku në të keni tretur ¼ lugë çaji me sodë buke. Kjo përzierje do të largojë dhe erën e keqe të frymës. 

Të ngjashme