Dy mjekët e QKUK-së të pafajshëm, Gjykata s’e di si përfunduan barnat e vjedhura në shtëpinë e tyre

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 09:27 | Nga

Fakti se sasi e madhe e barnave me banderola të institucioneve publike të blera përmes tenderit publik nga Ministria e Shëndetësisë ishin gjetur para dy vitesh në një shtëpi në lagjen “Tokbahçe”, pronarë të së cilës janë Kushtrim e Sebahete Gashi, nuk e ka bindur Gjykatën Themelore se këto barna janë vjedhur.

Trupi Gjykues, gjatë arsyetimit të vendimit që ka liruar mjekët nga përgjegjësia penale, ka thënë se nuk është vërtetuar se kush i ka vjedhur këto barna, ani pse janë gjetur në shtëpinë e mjekëve, shkruan sot Koha Ditore.

Hetimi i nisur në maj të 2015-s për çiftin e mjekëve të QKUK-së të cilëve në shtëpi Policia, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, u kishte gjetur sasi të mëdha të barnave të dedikuara për QKUK-në, ka marrë fund të mërkurën.

Mjekët janë shpallur të pafajshëm. Gjykata është e bindur se barnat e gjetura në këtë shtëpi ishin vjedhur nga QKUK-ja, por e ka arsyetuar se Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë se mjekët i kanë vjedhur nga QKUK-ja këto barna për t’i dërguar në shtëpinë e tyre, të cilën për shumë vite e kishin shndërruar në ordinancë private.(Koha.net)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme