Përveç që në Zubin Potok u dogj zyra e qendrës së regjistrimit të automjeteve, edhe në Zveçan u tentua të bëhej diçka e tillë.
Në vendin e ngjarjes në Zveçan, Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dy mjete shpërthyese, shkruan Kossev.
Në vendin e ngjarjes njësitet kanë shkuar rreth orës 10:00 dhe se pas kontrollit të objektit, janë gjetur dy mjete shpërthyese, të cilat janë shkatërruar në kushte të kontrolluara.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar.