Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës së sotme janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19. Bëhet e ditur se 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej […]
Dy pacientë të prekur me Coronavirus në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës së sotme janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.
Bëhet e ditur se 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjindet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Kjo klinikë njofton se 2 pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit.











