Dy persona raportohen të zhdukur në Kosovë

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë raportuar të zhdukur, në Prishtinë dhe Suharekë.

Rastin e parë e ka raportuar në polici një grua, ku është ankuar se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia që gjashtë ditë dhe nuk di asgjë më për vendndodhjen e tij.

Në raportin ditor thuhet se i zhdukuri ka probleme mendore.

“Ankuesja kosovare ka raportuar se vëllai i saj kosovar (me probleme shëndetësore), ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur në Suharekë, ku një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj – shtetas i huaj, që dy ditë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Në raport është bërë e ditur se të dy rastet janë duke u hetuar.

Të ngjashme