Dy persona rrihen për pronë në Ferizaj, e bëjnë njëri-tjetrin për spital

Prishtinë | 15 Tet 2022 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në fshatin Burrnik, në Ferizaj.

Tutje në raport bëhet e ditur se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë.

Siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme