Tash e disa ditë rastet e reja me Coronavirus janë rritur në Kosovës. Virusi ka prekur punonjës të bizneseve të ndryshme, si dhe institucionet private dhe ato publike. Ndër ta janë edhe pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Së fundi nga rastet e reja, bëhet e ditur se dy ushtarë kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala, i cili tha se rastet e fundit po trajtohen dhe janë në vetizolim
Shala ka bërë të ditur se gjithsej të infektuar nga koronavirusi janë 9 raste pozitive dhe 7 prej tyre janë shëruar, raporton Express.
“Që nga fillimi i pandemisë COVID -19, në FSK kanë qenë 9 raste pozitive, 7 janë të shëruar plotësisht dhe 2 raste të reja janë duke u trajtuar në vetë izolim”, thuhet në përgjigjen e Shalës.
Ndryshe, nga testimet e deritashme pozitive kanë rezultuar 1 mijë e 756 raste, kurse 968 prej tyre janë shëruar.