Dy pjesëtarë të FSK’së diplomojnë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dy pjesëtarët e FSK’së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.

Maqedonci ka publikuar fotografi nga ceremonia, derisa ka thënë se është krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve.

“Pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami diplomuan me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë. Krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve tanë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme