Dy qytetarë rezultojnë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa, janë shëruar 29 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 363.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.056 doza të vaksinës.

Të ngjashme