Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1693 testime nga të cilat vetëm dy persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, fatmirësisht, nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.