Një grua dyshohet se është rrahur nga bashkëshorti i saj gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Sipas raportit ditor të policisë, gruaja ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje për motive të ulëta është goditur nga bashkëshorti i saj.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Një rast tjetër është shënuar në Lipjan gjatë ditës së djeshme.
Sipas policisë, gruaja ka njoftuar se është sulmuar dhe është rrahur nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.
Gruaja ka marrë tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.