Dy raste të dhunimit të të miturave vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të dhunimit dhe një rast i sulmit seksual kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku viktima kanë qenë tri vajza të mitura.

Në Prishtinë, viktima femër, e mitur, ka raportuar se para tre ditësh është abuzuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Edhe në Prizren, një i dyshuar dje është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën kosovare të mitur.

Një rast i sulmit seksual ndaj një të miture ka ndodhur në Vushtrri, ku dyshohet se një mashkull ka ngacmuar seksualisht viktimën femër të mitur. I dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.

Një rast tjetër i sulmit seksual ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku dje në orët e hershme të mëngjesit, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull  kosovar, i cili është arrestuar  dhe dërguar në mbajtje.

Të ngjashme