Dy serbë dhe një shqiptar arrestohen për trafikim të drogës

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 12:33 | Nga

Të hënën dy serbë të moshës 33 dhe 37-vjeçar, si dhe një shqiptar i moshës 38-vjeçare janë arrestuar nga policia kantonale në St. Gallen, shkruan faqja e policisë.

Të tre burrat e dyshuar janë arrestuar për shkak të veprimtarive me drogë. Gjithashtu janë konfiskuar edhe 1.100 gramë heroinë, përcjell albinfo.ch.

Fillimisht ishte kontrolluar një serb 37-vjeçar, të cilit i ishin gjetur 100 gramë heroinë me vete.

Pas arrestimit të tij, ishte bastisur edhe vendi ku banonte, ku janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Në apartament janë gjetur edhe tetë kilogramë tjerë.

I arrestuari 38-vjeçar është liruar pas hetimeve fillestare, kurse dy të tjerët mbahen në burg me kërkesë të prokurorit publik të kantonit të St. Gallenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme